Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për t’u dëgjuar si palë në procesin ku do të shqyrtohet dhe merret një vendim për vlefshmërinë e mandatit të fituar prej tij në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Celibashi vendosi që për shkak të interesit të ligjshëm dhe të drejtpërdrejtë që ka zoti Beleri në këtë proces, ai duhet të jetë i pranishëm në seancë.

Sipas Celibashit, seanca për vlefshmërinë e mandatit do të shtyhet për nesër në orën 10:30.

Ne jemi në sallë. Ju jeni në detyrë dhe keni detyrimin ta shqyrtoni këtë çështje. Zoti Beleri s’është se ka punë tjetër, të njoftohet atje dhe të përgatitet shoqërimi. Thjesht duhet të gjejmë procedurën që zoti Beleri të vijë këtu”, tha Eridjan Salianji.

Gjatë kësaj kohe KQZ do të duhet të zgjidhë formulën sesi Beleri do të jetë i pranishëm, e cila mund të jetë fizikisht ose përmes një platforme komunikimi online.

Është e përligjur që të krijohet mundësia që ai ti paraqesë pretendimet e veta në lidhje me këtë çështje, edhe pse jo domosdoshmërish një çështje administrative e kësaj natyre kërkon pranimin e palës së interesuar. Mendoj sa ajo që kjo palë kërkon është e tepërt në pozicionin tim të diskutoj mbi arsyet apo motivet në këtë proces. Nuk besoj se kemi mundësi ta realizojmë sot. Çështja është sesi do ta realizojmë nga pikëpamja teknike. Nuk e di por ndoshta do ta realizojmë, se mund ta realizojmë edhe nëpërmjet një platforme komunikimi elektronike”, tha Celibashi.