26 janar 2014 – “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë ndërron jetë në moshën 85 vjecare. Laver Bariu lindi më 2 maj 1929. Ai rrjedh nga një familje muzikantësh të qytetit të Përmetit. Interpretimet e tij shtrihen në harkun kohor 1950-2000. Në mars të vitit 2001 ai u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës” me motivacionin “për mjeshtërinë në interpretimin e vlerave të muzikës popullore dhe përcjelljen në popull të këtyre vlerave”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Laver Bariu u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit. Laveri ishte vlerësuar me disa çmime, muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”. Mjeshtri i madh la gjurmët e tij edhe në kinematografi, pasi në vitin 1977 interpretoi dhe regjistroi të gjithë materialet e filmit “Gjeneral Gramafoni”, ndërsa në vitin 1989 u bë protagonist i filmit dokumentar muzikor “Këngët e zemrës”.
Shuhet mjeshtri i klarinetës dhe këngës popullore, Laver Bariu
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, reagon ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë sigurinë e Evropës
Shmangia e tatimit të dyfishtë, qeveria miraton marrëveshjet fiskale me Gjermaninë dhe Letoninë
Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”
Disiplina publikon vendimet: 15 ndeshje pezullim për Alban Xhaferin, dënohen edhe Martini e Daja





