Kryeministri Edi Rama ishte sot në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ku mbajti edhe fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”. 

Pas fjalës së mbajtur nga foltorja, Rama ka marrë edhe një pyetje nga drejtuesi i panelit, i cili e ka pyetur se si “Si është Kosova sot në sytë tuaj”.  

Duket se një pyetje e tillë e ka “nervozuar” kreun e qeverisë shqiptare, i cili i është përgjigjur se kjo nuk është një pyetje, por një kurth. 

Drejtuesja e panelit: Si është Kosova sot në sytë tuaj? Kaq, e di që je konciz, i shkurtë ndaj dhe pyetjen po e bëj të tillë… 

Rama: Kjo s’është pyetje, ky është kurth! Unë dua të shtoj vetëm diçka duke qenë se diskutimi në panel është më si të thuash në formë bisede, po dua të qëndroj të Ibrahim Rugova. Koha më e suksesshme e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, si një subjekt edhe pse jo ende i njohur nga shumë shtete, si një shtet i pavarur, por si një subjekt në tryezë ka qenë koha e të ashtuquajturit ekip i unitetit. Dhe Ibrahim Rugova duke e parë me sytë e të sotmes, – sepse e thashë edhe më parë që është një figurë që sa më shumë kalon koha, aq më shumë bëhet e madhe dhe duket e paarritshme, – nuk e shfrytëzoi personalitetin e tij ndërkombëtar, faktin që ishte njeriu, të cilit i hapeshin dyert si person, edhe kur për Kosovën ata që e prisnin, e dëgjonin për herë të parë ndoshta për të bërë politike të brendshme me politikën e jashtme.