Kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, sot do të keni mundësi ta shihni për herë të parë në një format krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjithnjë në intervista televizive.
I ftuar në emisionin “Jo vetëm modë” të Floriana Garos, Dako do të zbulojë gjatë mbrëmjes së sotme se si është një ditë e qytetarit numër 1 të Durrësit duke treguar edhe pamje nga ambientet e brendshme të bashkisë.
Ky udhëtim televiziv që do të shfaqet sot në mbrëmje në orën 20:05 në tv “Klan”, do të shfaqë dhe disa prej vendeve më interesante në qytetin e Durrësit.





