Forumi Rinor Eurosocialist ka hedhur në YouTube një video të kongresit të këtij forumi dy dekada më parë.Në pamje shihen ish-figurat e njohura të PS-së dhe LSI-së së sotme, si Fatos Nano, Pandeli Majko, Erjon Braçe, Ilir Meta e Monika Kryemadhi.Publikimi i kësaj video vjen në një moment kur FRESSH ka nisur fushatën për zgjedhjet e reja brenda strukturave të veta.





