Nje akison i forcave Shqiponja të zhvilluar në datën 8 mars të këtij viti çoi në akuzë 3 punonjës policie që sipas AMP kanë kaluar kopetencat e tyre.
Rezart Berberi, Elton Dekollari dhe Florian Zeneli kanë ndaluar një automjet ku brenda tij ishin dy persona Taulant M. dhe Miklevan T.
Ndalimi i tyre është bërë në afërsi të Rinasit ku efektivët kishin dyshime se kishin sende të kundraligjshme.
Sipas OraNews, sapo efektivët i kanë marrë dokumentet e mjetit në dorë mjeti me dy persona në bord është larguar me shpejtësi dhe në këtë moment Rezart Berberi ka qëlluar drejt mjetit duke rrezikuar jetën e personave.
Pas këtij veprimi ata kanë bërë një kallzim por duke tjetërsuar komplet ngjarjen dhe duke dhënë kallëzim të rremë.
Edhe gjatë marrjes në pyetje ata nuk e kanë pranuar se kanë qëlluar drejt makinës në fjalë.
Sipas punonjësve, dyshohet se personat në makinë kishin armë zjarri dhe gjatë momentit që ata kanë marrë vendimin për kontrolin e mjetit janë larguar.
Ekspertiza dhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes dhe marrja e provës nga arma e qitur kanë qenë prova të forta për prokurorin dhe AMP për të vënë nën akuzë efektivët e Forcave Shqionja.
Rezart Berberi gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur dhe për këtë arsye është shpallur në kërkim.
Ndaj tij rëndon akuza e Vrasje me dashje e mbetur ne tentative, falsifikim dhe kallëzim i rremë.
Ndërsa dy kolegët e tij që po ndiqen në gjendje të lirë akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.