E la makinën ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market, fieraku vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në lungomaren e Vlorës pranë një marketi.

Shoferja e makinës tip “Range Rover” kishte pak minuta që doli nga makina, e kur u kthye nuk e gjeti më mjetin.

Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa falë kamerave të sigurisë që gjenden në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes.

Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun në autostradë, pranë fshatit Panaja.

Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit, i moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.