Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar që çaji i zi mund të parandalojë krijimin e diabetit të tipit 2. Diabeti i tipit 2 është duke u bërë gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa ekspertët rekomandojnë që nëse nuk ndryshohen shprehitë e njerëzve, numri i personave që vuajnë nga diabeti deri në vitin 2030 do të arrijë deri në 900 milionë në të gjithë botën.

Shkencëtarët kanë vrojtuar shprehitë e njerëzve në vende të ndryshme. Kanë konstatuar që në vendet, ku përqindja e përdorimit të çajit të zi është më e lartë, përqindja e njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është më e vogël.

Në Irlandë, Turqi dhe Britani të Madhe përqindja e konsumimit të çajit të zi është më e lartë, derisa më e ulëta në Korenë Jugore, Brazil dhe Kinë.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Arial Beresniak ka deklaruar se si “ekziston lidhje në mes konsumimit të çajit të zi dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2, por gjithsesi është nevojshme që të vazhdojnë hulumtimet.”

Hulumtimi ka treguar që efekt të mirë kanë çaji i gjelbër dhe i bardhë, por çaji i zi është më së shumti efikas për shkak të procesit të prodhimit. Kështu çaji i zi është më mirë i fermentuar dhe flavonoidet e thjeshta (katehinet) i ndryshon në komponime komplekse të cilat quhen teaflavinë dhe tearubiginë.

Për këto komponime konsiderohet që reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit dhe ngadalësojnë përhapjen qelizave të kancerit. Edhe pse hulumtimi, i cili është publikuar në revistën “BMJ Open” duhet të vazhdohet, shkencëtarët gjithsesi rekomandojnë konsumimin e të gjitha llojeve të çajit, dhe në veçanti çajit të zi.