DurrësLajm njoftoi në mëngjes për një aksident te regjistruar në afërsi të mbikalimit të Sukthit. Tre automjete, një “Benz”, një “Opel” dhe nje furgon janë përplasur njëri me tjetrin në autostradë dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë dhe ata të zjarrfikëses. Mësohet se një mjet tip “Benz”  i ka rënë nga pas makinës tip “Opel” duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në të dyja mjetet. Pas përplasjes, makina “Opel” është rrotulluar në rrugë dhe është përplasur me një furgon. 

DurrësLajm mëson se mjetet e demtuara me rende në aksident janë një mjet tip “Benz” me targa AA 157TH dhe një “Opel” me targa AB 842 BF. Nga përplasja e fortë janë shpërndarë në autostradë pjesë nga makinat e përfshira në aksident dhe për këtë arsye efektivët e zjarrfikëses janë angazhuar maksimalisht për të pastruar rrugën në kohë rekord, me qëllim rikthimin e qarkullimit të mjeteve në autostradë.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përplasjen e fortë, por Policia Rrugore ka nisur hetimet.