Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, një automjet tp “Benz” përplaset me një furgon pasagjerësh.

Përplasja është regjistruar mëngjesin e sotëm, në afërsi të Sukthit. Siç duket edhe nga fotot që po publikon DurrësLajm, automjeti tip “Benz” ka pësuar dëme të shumta materiale në pjesën ballore të tij.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer janë dërguar në spital për kontroll mjekësor dhe rezultojnë jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.