Deputeti socialist Erion Braçe tregoi në një program televiziv se si u sulmuar turizmi në Shqipëri këtë vit nga jashtë vendit por edhe nga profile brenda Shqipërisë.
Sulm tjetër u bë duke reklamuar atë që ai e quan lodër kineze që goditi prodhimin vendas.
‘Sulmi shkon përtej individëve, janë goditur faqe të booking nga persona që nuk ka qenë kurrë në ato hotele.
Ka qenë një sulm i organizuar në turizëm që gjeti terren vendas me plazhet janë bosh apo më ndyrë që shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë. kur hyrjet dhe daljet ishin masive.
Shqipëria jo vetëm bosh por zhvillimet ekonomike, nga konsumi i brendshëm dëshmojnë që Shqipëria ka qenë plot dhe turizmi ka udhëhequr rritjen ekonomike në këtë 3 mujor.
Ka pasur të organizuar dhe e pritshme, do kesh vënë në siklet çdo aeroport të fqinjëve.
Edhe ky tensioni që nxitet nga hiçi e ka një gjë, qëllim. Përtej pengimit të asaj çështjes negociatave me BE-në ka synim dëmtimin e degës kryesore të ekonomisë në Shqipërisë.
Siç kishte një sulm të brendshëm, për tre 3 mujorë të tjerë, si bujqësia, me atë lodër kineze që na hodhi përtokë gjithë pjeprin në Myzeqe. Nuk shitëm asnjë kokërr pjepri në Myzeqe nga ajo ditë.
Kurse shalqinin tonë e gjejnë sot edhe në Finlandë. Ishte fushatë e ndyrë keqinformimi me pasojë goditjen e prodhimit vendas. Kemi mbledhur të dhëna.
Nga institucionet që ne jemi adresuar, kemi atashuar me qëllim të kuptojmë përmasën e fenomenit ka të dhëna për dezinformim nga Rusia. Janë të qëllimshme, ato nga Rusia janë.
Ka faqe shqipe që kontrollohen nga Moska. Ka dhe keqinformim që vjen nga Serbia. Vjen nga budallallëku, apo qëllime keqdashëse.
Budallallëku shërohet, po të marrësh një lajm nga tabloidet serbe e të thuash e të emetosh në Shqipëri se Vuçiç do shpall pushtimin e Kosovës, vetë serbët e përgënjeshtrojnë lajmin.
Mediat në Shqipëri nuk e përgënjeshtrojnë lajmin. Është budallallëk, apo është i qëllimtë.’