BEJRUT, 03 mars 2013 – Rreth 200 viktima numërohen mes rebelëve dhe ushtarëve të vrarë gjatë 8 ditëve të fundit. Përplasja e përgjakshme u regjistrua në akademinë e policisë në Khan al-Assal, në provincën e Alepos.
“Në luftimet për marrjen nën kontroll të akademisë së policisë gjetën vdekjen rreth 200 persona, rebelë dhe forca qeveritare”,- bën të ditur një organizatë siriane për të drejtat e njeriut. Po sipas kësaj organizate vetëm sot humbën jetën 34 ushtarë.
“Londra nuk mund të përjashtojë mundësinë e furnizimit me armë për ushtrinë siriane”,- tha sot ministri i jashtëm britanik Ëilliam Hague. Një ditë më parë, presidenti sirian Bashar al Assad sulmoi qeverinë britanike, gjatë një interviste të dhënë Sunday Times.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/