Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Komisioni Hetimor Parlamentar foli për hakërrimin e sistemit TIMS.

Ai kërkoi që të ngelej fokusi te objekti që ka ky komision, ndërsa kujtoi thirrjen publike për institucionet. Mes të tjerash ai i bëri thirrje institucioneve që mos të bëjnë falsifikime për këtë çështje.
“Ka një thirrje për institucionet, sidomos për Policinë që të mos falsifikojë proces-verbale apo protokolle apo akte të tjera, që do jenë objekt i këtij Komisioni Hetimor. Unë besoj se një kontribut do ketë edhe nga PS, se dihet se ata e duan shumë reformën në drejtësi.”, tha ai.