Kaosi rreth çështjes së tamponit te Lacio nuk po zbutet. Dje tre rastet pozitive të raportuara nga “Qendra Biomjekësore e Romës” mbërritën pas tamponeve të shpejta, të mohuara më pas nga rezultatet e tamponeve të përpunuara nga laboratori “Futura Diagnostica” në Avelino.
Ndërkohë Klaudio Lotito, presidenti i bardhekaltër, flet për të përditshmen italiane “La Repubblica”, duke shpjeguar: “Unë ju thashë këtë mëngjes, ata po luajnë lojën e tre letrave. Por çfarë do të thotë pozitiv? Pozitiv do të që është ngjitëse, apo jo? Edhe në vaginën e grave, nga të gjitha gratë në botë, ka baktere. Por jo të gjitha janë patogjene, vetëm disa në disa raste bëhen patogjene dhe degjenerojnë”.
“Unë i kërkova Gravinës të prezantonte një strukturë të vetme që bën testet për të gjithë, që imponon të njëjtat parametra për të gjithë. Unë sugjerova “Laboratorin Federal”, i cili tashmë i bën ato edhe për Serinë C. Një tjetër lojtar që ishte testuar pozitivisht në testet e UEFA-s shkoi të bënte një tampon vetë, dhe doli negativ”, përfundon presidenti i Lacios Klaudio Lotito.





