Sipas Komisionit Europian, pjesa më e madhe e shqiptarëve mendojnë se situata ekonomike e vendit është e mirë. Përfundimi ka dalë nga një vrojtim, i kryer nga eurobarometër, për llogari të Komisionit Europian.
Sipas vrojtimit, 55 për qind e shqiptarëve mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë është përgjithësisht e mirë, 44 për qind e vlerësojnë atë përgjithësisht të keqe, ndërsa 1 për qind nuk ka dhënë asnjë vlerësim.
Eurobarometër ka pyetur 1083 veta, gjatë periudhës nga 20 deri në 28 maj të këtij viti, që përkon me çeljen e fushatës elektorale. Intervistat janë zhvilluar ballë për ballë dhe rezultatet u publikuan në faqen zyrtare të Komisionit Europian dy ditë më parë.
Ky është një vrojtim periodik, që komisioni e bën për të gjitha vendet anëtare dhe ato kandidate. Sipas tij, krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar, pjesa e shqiptarëve që e vlerësojnë të mirë gjendjen ekonomike është rritur me 20 pikë përqindje.
Por rezultati më surprizë, është se shqiptarët e vlerësojnë më pozitivisht ekonominë edhe se sa qytetarët e vendeve të bashkimit europian, ndonëse i kanë të ardhurat për frymë 3.3 herë më pak se ta.
Sipas vrojtimit, në BE, janë vetëm 45 për qind e qytetarëve që e vlerësojnë si të mirë situatën ekonomike të vendit të tyre, ndërsa 51 për qind mendojnë se ajo është e keqe. /TCH
Situata ekonomike, KE: Shqiptarët, optimistë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





