Në emisionin e tij “Provokacia”, gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka komentuar njoftimin për një konferencë që do të zhvillohet në datë 25 nëntor, nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nano thotë se në një konferencë mbarëkombëtare mendohet se janë të ftuar eksponentët më të rëndësishëm të kulturës. Por në këtë konferencë, sipas programit, nga fillimi deri në fund flet ministri në detyrë, Gent Cakaj.
“Nëse ky njeri Gent Cakaj nuk ka ndonjë problem me ekuilibrin mendor dhe unë jam i sigurtë që nuk ka asnjë problem, atëherë më duhet të them që ai merr të bardhë, ai pi të bardhë e kuptoni përse e kam fjalën, se nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo situatë surreale, e çmendur, e pakuptueshme”, thotë Nano.
Monologu i plotë i Nanos:
Është vendi për ta thënë me të folme shkodranësh “Çfarë s’ni robi”
Ka dalë njoftimi që do të mbahet në 25 nëntor një konferencë pankombëtare organizuar, e sponsorizuar, apo nën kujdesin e Shkëlqesisë së tij Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme zotit Gent Cakaj.
Kur flitet për konferencë mbarëkombëtare mendja na shkon se atje do të jenë të ftuar njërëzit më të zgjedhur të kombit, eksponentët më të rëndësishëm të kulturës dhe në këto rrethana shumëkush pret që të marrë mesazhe të rëndësishme për kombin.
Mirëpo le të lexojmë agjendën, është një agjendë e çuditshme.
Programi i konferencës:
Nëse ky njeri Gent Cakaj nuk ka ndonjë problem me ekuilibrin mendor dhe unë jam i sigurtë që nuk ka asnjë problem, atëherë më duhet të them që ai merr të bardhë, ai pi të bardhë e kuptoni përse e kam fjalën, se nuk ka si shpjegohet ndryshe kjo situatë surreale, e çmendur, e pakuptueshme. Është një situatë për t’u regjistruar në Guinness se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e botës, për këtë jam i sigurtë kjo për të cilën unë fola dhe në Guinnness do të jetë material unik, situatë unike, rast unik as më parë as më pas. Ky është monologu im për sot.