Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion.

BalkanWeb raporton se kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.

Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike. Por në fund gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.