Parapak ditësh, nëpër rrjetet sociale qarkulluan disa foto të njërës nga priceshat saudite Basmah (mbesa e mbretit të parë saudit Abdulaziz al Saud dhe vajzë e trashëgimtarit të dytë të fronit).

Princesha Basmah, përpos titullit të saj si pjesëtare e familjes mbretëore, ajo është e njohur edhe për aktivizmin e saj në fushën e të drejtave të njeriut, një punë jo edhe e lehtë në mbretërinë saudite, njofton prestigjiozja angleze Telegraph.

Problemet shpërthyen kur fotot e saj me kokë të zbuluar ku duken flokët e saj ngjyrë gështenjë, duke pirë cigare, si dhe duke dhuruar një puthje në video klip me kohëzgjatje prej 40 sekondash u shpërndanë në rrjetin Twitter.

Ajo thekson se ka qenë pjesë e një skandali dhe se këto pamje janë vjedhur nga kompjuteri i saj personal. 

Njoftimet në publik i ka bërë vet princesha duke theksuar se një persona akoma i panjohur e ka shantazhuar duke i kërkuar 500 000 euro që mos t'i publikojë këto pamje.

Ajo thotë se nuk ka pranuar dhe më pas një faqe me miliona ndjekës në Twitter janë publikuar këto pamje.

Princesa Basmah jeton në Londrën Perëndimore, në një shtëpi me vlerë prej 1,5 milion funta angleze, ku është shpërngulur para dy vitesh. 

Për mediat perëndimore kjo gjë nuk është skandaloze, por Basmah thotë se për vendin prej ku vjen ky skandal është i ngjashëm sikur Princesha Kate (Dukesha e Kembrixhit) të dalë pa sytjena.