“Kosova është Serbi” është banderola e shfaqur në ndeshjen Qipro-Kosovë. Muriqi e pa këtë banderolë dhe kërkoi nga arbitri që ajo të largohet duke ndërprerë ndeshjen për pak minuta.

Tifozët janë shumë të pakët në stadium dhe menjëherë u morën masat e heqjes së banderolës duke mos krijuar problem të mëtejshme edhe pse nuk do të kalojë lehtë për vendasit nga UEFA.

Sa i përket aspektit sportiv, Kosova fitoi 4-0 ndaj Qipros. Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.