Ky vend ka qenë gjithmonë simboli i qytetërimit. Po flasim për Suedinë, një nga shtetet të cilin e ka pasur zili e gjithë bota, por kohët e fundit atje po ndodhin shumë gjëra negative.Edhe pse nuk mund të krahasohet me tmerrin e masakrës me 10 viktima, sërish ka tërhequr vëmendjen një sherr masiv në një ndeshje të hokejit në akull.Ishte dueli i kampionatit deri në 20 vjeç mes Kaliksit dhe Sundsvallit, dhe pikërisht në fund gjithçka doli nga kontrolli.Kaliski vendas shënoi golin e pestë dhe vendimtar në kohën shtesë, e pas tij me dhjetëra lojtarë u përfshinë në një zënkë të jashtëzakonshme.

Sipas mediave suedeze, të cilave iu referohen edhe mediat europiane, shkak I dhunës ishte festimi provokativ I autorit të golit të fundit, Lindkvist Nilson.Tetëmbëdhjetëvjeçari shkoi duke kremtuar përpara stolit të skuadrës kundërshtare, Sundsvallit, dhe u drejtoi atyre shkopin personal të lojës.Kaq u desh që të vinte reagimi, dhe thuajse të gjithë ata që ishin në fushë dhe në stol u përfshinë në sherr.Si përfundim, gjyqtarët përjashtuan 47 lojtarë, e besohet se ky numër duhet të jetë rekord botëror në të gjitha sportet.Ndeshja nuk u ndërpre sepse goli I shënuar nga Nilson ishte në kohën shtesë, për rezultatin 5-4, dhe sipas rregullave të hokejit në akull, ky cilësohet “gol I artë”, siç ka qenë disa vite në futboll.