Nga Federata nuk ka asnjë reagim.Gjithsesi, opinioni publik në Serbi është tronditur sërish nga dalja në dritë e audios që tregon përpjekjen për manipulim të një ndeshjeje futbolli në vend.Flitet për një ndeshje të Ligës së Parë, pra të kategorisë së dytë, në maj të këtij viti, mes ekipit Mladost GAT dhe skuadrës RFK NS 1921 nga Novi Sadi.Në zërin e regjistruar të bisedës në dhomën e zhveshjes së Mladostit, ku flasin presidenti i klubit Aleksandar Vazic dhe trajneri Darko Tesovic, ndërsa publikimi u bë nga media rajonale, “Sport Klub”.

Të lartpërmendurit i tregojnë njëri-tjetrit sesi u kanë telefonuar që nga Beogradi, që nga kabineti, dhe u kanë kërkuar t’i bëjnë favor ekipit nga Novi Sadi, në këmbim të parave.Në regjistrimin audio dëgjohet edhe futbollisti Zoran Rakic, i cili ishte i vetmi që doli kundër trukimit të ndeshjes, duke thënë se ai nuk kishte ndërmend të lëshonte, dhe se nëse do të ishte në fushë, do të luante ndershëm.Para dy ditëve, Rakic ishte i ftuar në studion e televizionit opozitar serb, “N1”, dhe deklaroi se për momentin ishte pa ekip, ndoshta për shkak të qendrimit që mbajti në maj të këtij viti.

Siç raportojnë mediat serbe, Federata e Futbollit në Beograd deri tani nuk ka marrë ndonjë vendim.Shqetësimi është se trukimi i ndeshjeve është i përhapur në këtë vend, aq më tepër komisionet e disiplinës së Federatës ndëshkuan në korrik disa ekipe me nga 7 000 euro dhe heqje të gjashtë pikëve, për tri sfida të manipuluara dhe tashmë pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i Federatës pas publikimit të regjistrimit më të fundit audio.