7 janar 2014 – 18 muaj burg janë kërkuar sot në gjykatë prokuroria e Korçës, për Sotiraq Xegën, ish-përgjegjësin e galerisë “Guri Madhi”, në Korçë nga ku janë zhdukur 61 piktura. Prokuroria e Korçës, e ka argumentuar kërkesën për dënimin e Xegës se ka shpërdoruar detyrën duke qenë përgjegjës i galerisë. Sotiraq Xega akuzohet nga Prokuroria për “shpërdorim detyre”, në zhdukjen e 61 pikturave nga galeria “Guri Madhi”, ku shumica prej tyre ishin vepra të piktorit të njohur Vangjush Mio. Seanca gjyqësore u shty për në datën 17 janar, kur pala mbrojtëse do të japë argumentet e saj në lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2012 nga galeria "Guri Madhi" në qytetin e Korçës u zhdukën rreth dhjetëra vepra arti, një pjesë e mirë e të cilave i përkasin piktorit Vangjush Mio.
Skandali me pikturat, prokuroria: 18 muaj burg për Sotiraq Xegën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dha dorëheqjen nga posti i ministres së Shëndetësisë, reagon Evis Sala: I jam mirënjohëse Kryeministrit Rama, detyrat kanë një fillim dhe një fund
Tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë, arrestohet 42-vjeçari në Rinas
Veliaj shkarkon nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj
President Begaj pret Ambasadoren e re të BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa





