Lazio fitoi derbin e parë të këtij sezoni ndaj Romës, me rezultatin 3-2.Në shkallet e stadiumit, lacialët kishin një tifoze speciale. Bëhet fjalë për Anna Falachin. Personazhi i njohur ka publikuar në rrjete sociale foto të vetes dhe imazhe nga stadiumi gjatë gjithë sfidës.

Në rrjetet sociale Anna Falchi postoi edhe një video të futbollistit të Romës, Nicolo Zaniolo ku shihej duke u larguar nga stadiumi.

“Ja se çfarë bën futbollisti i Romës”, ishte postimi i saj.

Koret e talljes i drejtohen atij, disa madje të rënda dhe ai përgjigjet me dy gjeste të vrazhda. Duke u futur në dhomat e zhveshjes, fantazisti vuri dorën te organet gjenitale dhe më pas gishtin te goja, duke irrituar tifozët e Lazios.