24 qershor 2015 – ISIS-i do të shpërblejë me skllave seksi jazide këdo që mëson përmendësh Kuranin.

Kjo është gara e fundit barbare që ka nisur në shumë xhami në Siri, e cila siguron sllavet më të bukura të seksit për fitimtarët.

Të rinjve dhe të gjithë të tjerëve të cilët do ta mësojnë Kuranin përmendësh do t’u ofrohen virgjëresha të reja nga udhëheqësit e Shtetit Islamik gjatë muajit të Ramazanit, shkruan prestigjiozja "Daily Mail".

Tri vendet e para gjatë këtij muaji do të fitojnë nga një virgjëreshë, ndërsa vendit të katërt dhe të pestë do t’u ofrohen shpërblime në para.

Gara zgjat 7 ditë dhe përfundon më 27 qershor dhe po mbahet për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/