Momente paniku për shëndetin e Martin Skrtel, gjatë miqësores Sllovaki – Tajlandë.

Gjatë pjesës së parë, ish-mbrojtësi i Liverpoolit, aktualisht në radhët e Fenerbahces në Turqi u godit nga topi në pjesën ballore të kokës, duke rënë pa ndjenja në tokë.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shokut të tij të skuadrës Ondrej Duda, që i nxorrën gjuhën, por edhe të stafit mjekësor, 33-vjeçari u mbajt në jetë.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, derisa u kuptua që futbollisti nuk kishte më rrezik për jetën.

Çuditërisht, Skrtel u rikthye në fushë dhe luajti edhe për 45 minuta të tjera, për t’u zëvendësuar vetëm në minutën e 72-të nga mbrojtësi i Interit, Skriniar.