14 nëntor 2015 – Një mesazh kërcënues ka mbërritur në adresën e email-it të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Tani e keni radhën Ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra SHTETIT ISLAMIK. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazhin kërcënues që i ka mbërritur në email-in personal Tahirit.

Mesazhi, i cili  u publikua nga portali “Opinion.al”, vjen një ditë pas sulmeve terroriste në Paris ku humbën jetën më shumë se 153 persona. 

Kërcënimi është për Shqipërinë dhe siç shihet në email, mban datën 14 nëntor ora 10:44 minuta i nisur nga Brigada e Kuqe. Emri i kësaj të fundit ishte aktiv edhe gjatë ndeshjes Shqipëri- Serbi.

/portali DurresLajm/