Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë, thirrja e të verbërve në Durrës: Na krijoni mundësi që të lëvizim lirshëm në qytetin tonë (VIDEO)

16/10/2020 - 17:19

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, 15 tetorit, shoqata e të verbërve në Durrës ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria dhe me shumë aksesueshmëri në ambientet publike.

Mungesa e sinjalistikës, semaforëve akustik, sinjalistikës në autobuz, shiritave në trotuaret dhe rrugët e qytetit ua bëjnë jetën më të vështirë këtij komuniteti pasi lëvizja e tyre e lirë bëhet thuajse e pamundur.

Shoqata kombëtare "Shpresë për të verbërit" kreu itenerarin në qytetin bregdetar, ku demostruan vështirësitë që has komuniteti në kalimin e rrugëve dhe ecjen në qytet duke treguar dhe njëherë nevojën akute për sinjalistikë.

 “Ne kemi vendosur të marshojmë sot për t’i kërkuar organeve kompetente të na krijojnë mundësi që të lëvizim lirshëm në qytetin tonë. Kërkojmë të na mundësohet vendosja e sinjalistikave në rruget e qytetit, shiritat në trotuare dhe semaforë akustik pasi në kushtet aktuale, lëvizja është e pamundur. Për të na përkrahur sot na janë bashkuar dhe Komiteti i grave të verbra nga Kosova të cilat vijnë që të ngrenë zërin dhe për ne.” u shpreh kreu i Shoqatës Kombëtare “Shpresë për të verbërit”, Saimir Farrici.

Bajramshahe Jetullahu nga komiteti i grave të verbra në Kosovë tha se në disa zona në vendin fqinj, rrugët janë pajisur me semaforë akustikë dhe shirita, ndaj kërkoi që të plotësohen kushtet edhe për komunitetin e të verbërve në Durrës.

 “Sot kemi ardhur nga Kosova për të përkrahur komunitetin e të verbërve në Durrës pasi është mjaft e rëndësishme vendosja e sinjalistikave të kërkuara. Do u bëja një kërkesë organeve dhe drejtuesve, mbyllni sytë për pesë minuta dhe shihni sesi është jeta jonë. Në Kosovë në disa zona rrugët janë pajisur me semaforë akustikë dhe shirita, prandaj sot i bashkohemi zërit të komunitetit të verbërve në Durrës në mënyrë që të plotësohen kushtet dhe për ta.”, tha Jetullahu.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U zhvillua sot në Tiranë takimi Ministerial i vendeve të Ballkanit Perendimor për Integrimin e komunitetit Rom, një vit pas miratimit të

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës, Mimoza Toska Zoraqi, ka humbur jetën për shkak të

UNICEF Shqipëri ka vijuar me prezantimin e fushatës #TëBesoj në qytetin e Durrësit në sheshin "Liria", duke organizuar një aktivitet të h

Shqiptarët janë më pesimistë se mesatarja botërore, kur vjen puna te pritshmëritë për të ardhmen, sipas një sondazhi global të zhvilluar

Një greviste është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Ballshit duke lënë grevën e urisë.

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve, vecanërisht skeptikëve për ekzistencën e Covid-19.

"Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu ka përcjellë ditën e sotme një mesazh për të gjithë qytetarët përmes Prof. Silva Bala.

Universiteti i Tiranës ka publikuar projektrregulloren e brendshme për fillimin e vitit të ri akademik më 2 nëntor, sa i takon mbrojtjes

Nga qyteti i Lezhës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kanc