Kanë kaluar 5 vite që nga aksidenti fatal që i mori jetën deputetit të ndjerë demokrat, Sokol Olldashi, dhe sot tezja e tij, Yllka Mamaqi, e ka kujtuar nipin e dashur me një videomontazh shumë prekës.

Me një kolazh fotosh nga fëmijëria dhe momente të kaluara së bashku, Yllka falenderon nipin që i ka qëndruar pranë ateherë kur ajo kishte më shumë nevojë, si dhe zbulon edhe emrin me të cilin e ka thërritur Olldashin, "Coke".

“Në ato vite të vështira, e përkëdhelur jam ndjerë nga ti. Më qëndrove pranë, kur pata më shumë nevojë për ty. Më mungon shumë. Do të të thërras, siç di unë Coke. Do jesh gjithmonë me ne”, shkruan ajo.