22 mars 2014 – Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin. Në 22 mars, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen.
 
Në ditën e Sulltan Nevruzit, e cilësuar në botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe, pritet të japë urim për të gjithë besimtarët bektashinj kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
 
Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/