Gripi sezonal në ikje, bie intensiteti në javën e parë të marsit, por ishte më agresiv se në 2019-ën

19/03/2020 - 07:58

Gripi sezonal i cili është në javën e 9 të tij sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik ka nisur të ketë një kurbë rënëse. Të dhënat zyrtare sipas survejancës tregojnë se prirja e infeksioneve respiratore paraqet rënie në javën 09 të vitit 2020, ku gripi konsiderohet me aktivitet sezonal normal me intensitet mesatar.

ISHP shpjegon se javën e parë të marsit vazhdoi qarkullimi i viruseve të tipit A dhe B të gripit. Që nga fillimi i sezonit deri tani, në total mbizotëron virusi i tipit A, nëntipi A/H3. Virusi i tipit A ka mbizotëruar çdo javë deri në javën 05 ndërsa që nga java 06 vërehet mbizotërim i virusit të tipit B.

Që nga dhjetori i 2019 në Shqipëri mbizotërojnë viruset e tipit A (65%) krahasuar me viruset e tipit B (35%).

Në javën e parë të marsit mbi 20 mijë përsona ishin me grip stinor, një numër 25% më i lartë se vjet në këtë periudhë. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione, raportoi ISHP.

Prej gripit sezonal në Shqipëri raportohet të kenë humbur jetën 4 përsona. Një paciente me moshe 61 vjeç, ishte me sëmundje kronike të zemrës, me fillim të menjëhershëm dhe me pneumoni dhe e pavaksinuar ndaj gripit.Një paciente me moshë 80 vjeç, me fillim të menjëhershëm dhe me insuficiencë respiratore, e pavaksinuar ndaj gripit.Një pacient me moshë 41 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit. Një pacient me moshë 62 vjeç i pavaksinuar ndaj gripit dhe me sëmundje kronike.

Në datën 6 Nëntor 2019 mbërritën në ISHP 60 000 dozat e para, vaksinë ndaj gripit, Vaxigrip (inaktive) në flakon 10 dozësh. Grupet të cilat mund te vaksinohen ishin personeli shëndetësor, femijët në moshën 2 deri 5 vjeç, gratë shtatzëna, persona me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktivepulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlcisë etj. si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave, -persona mbi 65 vjec.

Rasti klasifikohet si SRRA (Sëmundje e rëndë respiratore akute) sipas përkufizimit të OBSH dhe si STRRA (Sëmundje tepër e rëndë respiratore akute) sipas klasifikimit tonë për të gjitha rastet që kanë nevojë për shtrim në repartet e terapisë intensive dhe kanë nevojë për oksigjenim. 219 (20.8%) prej 1052 pacientëve spitalorë kanë paraqitur komplikacione (STRRA). /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Djali i ish-boksierit Skënder Kurti, që humbi tragjikisht jetën tek Infektivi, pasi u infektua me koronavirus, rrëfeu përballjen me ngjar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep një tjetër lajm të mirë, lidhur me të infektuarit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19.

Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vlerësuar mjekët, infermierët dhe

Nga 383 persona të infektuar me COVID 19, 41 raste janë në radhët e bluzave të bardha.

Kur po bëhet gati një muaj që ka nisur kufizimi i lëvizjeve dhe shqiptarët janë vendosur në karantinë të detyruar brenda shtëpive të tyre

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e dhunës në familje në shqiptare gjatë periudhës së izolimit

Një 80-vjeçare nga Vlora është bërë pacientja e 100-të e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, teksa la sot Spitalin Infektiv.

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, në një lidhje të drejtpërdrejtë me News 24” ka treguar