Manastirliu: Garantojmë shërbimin e urgjencës, do të rindërtojmë spitalin e Laçit

11/12/2019 - 11:18

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka siguruar qytetarët në Laç se shërbimi provizor i urgjencës nuk do të ndërpritet në asnjë moment, ndërkohë që po merren masa për një zgjidhje më të qëndrueshme, deri në rindërtimin e spitalit bashkiak të Laçit, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor.

“Shumë faleminderit mjekëve dhe infermierëve për punën që po bëni edhe në këtë pikë provizore të urgjencës, që e kemi vendosur menjëherë në funksion të qytetarëve, ndërsa shërbimet e patologjisë, të obstetrikës të kirurgjisë, ofrohen në spitalin e Lezhës. Ndërkohë që gjithë organizimi me Urgjencën Kombëtare për sa i përket vajtjes në Lezhë do të jetë shumë efikas sepse do të shtohen dhe autoambulancat që të kemi një qarkullim më të shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kktualisht shërbimi i urgjencës në spitalin e Laçit po ofrohet në një çadër mjekësore të mirëpajisur me të gjitha mjetet e nevojshme të urgjencës si dhe një strukturë lëvizëse e urgjencës.

Duke siguruar se do të gjendet së shpejti një zgjidhje më e qëndrueshme për shërbimin e urgjencës, Manastirliu tha se spitali i Laçit do të rindërtohet.

“Sipas akt konstatimit të ekspertëve, ky spital është i dëmtuar në strukturë dhe plani afatmesëm është rindërtimi i spitalit të ri bashkiak të Laçit, si pjesë e planit të rindërtimit të strukturave të dëmtuara nga tërmeti”, tha Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Historia e vëllezërve Shemsedi dhe Isa Abazi nga qyteti i Gjilanit, të cilët humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës, ishte në

Dhurata është 48 vjeçe dhe jeton në një nga apartamentet e banesave sociale, pranë Ujësjellësit në Durrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar poliklinikën e specialiteteve nr.

Në sallën  e konferencave të Fakultetit të Edukimit, të enjten u mbajt një leksion i hapur nga  Prof. As. Dr.

Hapësirat e pakta publike që kanë mbetur në Durrës shfrytëzohen gjatë orëve të paradites nga të moshuarit, që shfrytëzojnë ditët me diell

 “Targeti i vendosur prej 475 mijë qytetarësh për kryerjen e Kontrollit Mjekësor Bazë është kapërcyër me mbi 7700 qytetarë, që do të

"Në të dy sektorët e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale janë 41 dokumente,  të cilat qytetarët mund t’i aksesojnë online".

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin "Me Zemër të Hapur", në News24, bashkëshorti i 50-vjeçares Drita Saliaj, që u masakrua nga tre të r

Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të O