Masakrohet kurora e gjelbër në Durrës, nis ndërtimi i 4 pallateve (VIDEO)

16/06/2019 - 15:09

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

E konsideruar si zonë me rrezikshmëri të lartë sizmiologjike për shkak të të erozionit dhe rrëshkitjeve masive të dherave, ndërtimet u pezulluan për dekada me radhë, po ashtu edhe prerja e pemëve.

Pemët e mbjella 70 vjet më parë me punë vullnetare për të parandaluar erozionin, po priten nga një firmë e cila ka marrë leje për ndërtimin e katër godinave pallate, pikërisht në majë të kodrës.

Banorët kanë reaguar duke protestuar ndaj masakrës që po i bëhet lagjes së tyre. Fillimisht ata nisën një betejë ligjore dhe Gjykata e Shkallës së Parë dha vendim si masë sigurie pezullimin e punimeve.

Jola Hysa një prej banorëve të kësaj zone tregon se si asnjë prej instiucioneve vendore dhe qëndrore nuk ka marrë parasysh këresat e tyre, të cilët rrezikohen seriozisht nga ndërtimi i këtyre godinave në majë të kodrës, pak metra larg prej vilës së Zogut.

Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë ju dha të drejtë banorëve në Gjykatën e Apelit ka ndodhur krejtësisht e kundërta. Banorët akuzojnë drejtpërsërdrejti trupën gjyqësore që mori në shqyrtim këtë vendim.

Edhe banorët e tjerë thonë se situata është dramatike pasi prerja e pemëve ka përshkallëzuar çarjen e mureve të shtëpive të tyre që janë aty pranë. Hasan Mejdani është një prej banorëve më të vjetër. Ai thotë se prerja e pemëve të pyllit është tërësisht e ndaluar.

Antonelo Massenti është një shtetas italian, i cili jeton në Durrës fare pranë zonës, edhe ai i është bashkuar protestës.

Mësohet se firma e cila po ndërton ka leje të rregullt ndërtimi. Problemi që ngrejnë banorët dhe që shtrohet para opinionit publik është si mund të ndryshojë statusi i një zone nga pyll në parcelë ndërtimore, e aq më shumë, në një zonë ku rreziku është shumë i madh?

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrëfimi i ish-ndimësmjekut Kel Vata, për historinë tragjike të xhaxhit të tij, Gjergj Vata, ish-Qarkomandant i Shkodrës dhe nënkryetar i

Statistikat tregojnë se më shumë se 700.000 vende të reja pune janë krijuar në 7 vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor, por vetëm 4.3% e

Emisioni investigativ “Stop” ka transmetuar në emisionin e sotëm rastin e një pedagogu, i cili kërkonte afera seksuale ne këmbim të marrj

“Fiks Fare” solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar.

Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motor, duke e dëmtuar atë.

Në periudhën 19 shtator — 21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania.

Histori tronditëse. Një nënë fatkeqe në kërkim të vajzës së zhdukur 35 vite më parë e një nëne fatlume e cila e birësoi.