Përplasja live e dy vëllezërve nga Durrësi: Laj gojën kur përmend gruan time!

09/06/2019 - 19:24

Qemal dhe Afrim Bushi janë paraqitur këtë të diel në “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” për shkak të një konflikti të ashpër që kanë për tokën në një fshat të Durrësit.

Kjo është java e tretë që në këtë rubrikë shfaqet Qemal Bushi, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në 7 vite transmetim të këtij emisioni.

Ardit Gjebrea: Kemi bërë dy seanca. Në seancën e parë ishte Qemali bashkë me bashkëshorten Anilën që e kemi këtu. E gjitha ajo që ka ndodhur është se Anila akuzonte Qemalin se ‘ti nuk ke bërë asgjë, ke qenë gjithë këto vite në emigrim dhe gjithë këto probleme të kësaj toke, të cilat ne po i dëgjojmë dhe janë shumë të mëdha, i kam përballuar unë’. Në fund fare, me ndërmjetësim, ne mundësuam që dy bashkëshortët të bëheshin bashkë dhe ta zgjidhnin këtë problem. Një javë më parë erdhi zoti Shefqet, i cili kërkonte me ngulm që t’i kërkohej ndjesë sepse në seancën e parë u tha që ai ka marrë para për këtë kontratë. Ai u fye, sepse ne këtu dëgjuam nga Qemali se ai ka marrë para. Nuk ka marrë para. Por çfarë ka ndodhur për ju që nuk e dini? 6 vite pasi Shefqet Zeka ka marrë vesh se kjo tokë i takon Qemalit, siç edhe e bëri publike, dhe që unë nuk po e dëgjoj nga Afrimi, se njeriu i cili di, është brenda kësaj shitje dhe blerje, me dokumente të rregullta dhe me gjithçka, thotë që toka i takon Qemalit. Për 6 vite nuk ka bërë asnjë lëvizje, që gjërat të shkojnë në vend. E vërtetoi me mirësjellje edhe vëllai i tij nga Amerika, Ferdinandi.  Unë pyes zotin Afrim, për çfarë keni ardhur ju sot këtu, kur Shefqeti dhe Ferdinanti thonë se kjo tokë i takon Qemalit. Ju sot keni ardhur që të vini gjë në vend apo të ziheni me njëri-tjetrin?

Afrim Bushi: Po mirë, si i takon Qemalit sipas tyre?

Ardit Gjebrea: Qemali këtë po na thotë, edhe Shefqeti që ishte këtu.

Afrim Buhi: Sot ta mbajë mend mirë, se unë pronën time e kam 1.80, ajo është prona ime që do e marr tek varri, edhe skam më. Se pse i lëviz të gjithë llafet e dajës, se i lëviz llafet e vëllezërve të mendohet mirë një herë e përgjithmonë. Se i kemi besuar deri në pikën e fundit.

Qemal Bushi: Jo unë jo, unë nuk ju kam besuar, e ndihmona Zot.

Afrim Bushi: S’ka arrit kush me më prek me dorë, ene ajo zonja jote me shkop…

Qemal Bushi: Pastro gojën një herë dhe laje gojën me sapun kur të përmendësh gruan time. More vesh?

Afrimi tha se dokumentet për blerjen e tokës i ka bërë Qemali dhe Sytkiu, por Zonja Eni thotë se firmë ka vetëm Qemali.

Qemali pretendon se paratë i ka paguar vetëm ai.

Qemal Bushi: Unë tokën e kam blerë pa ndihmën e vëllezërve. Por u kam premtuar se do jua jap nga një dynym. Në momentin që të futin thika pas shpine, puna ndryshon.

Afrimi, ndryshe nga Qemali, pretendon se toka është blerë me djersen e të gjithëve, pavarësisht se për të hedhur firmat kanë shkuar vetëm Qemali me Sytkiun.

Afrim Bushi: Nuk është zgjidhur fare. Kur është blerë një tokë e përbashkët dhe i kemi besuar të gjitha të përbashkëta. Dhe toka deri në vitin 2007 ka qenë e përbashkët. Pse nuk i rrinë tokës, ky preson që shkoi e mori dajën? I kemi dhënë 10 milionë lekë, lopën ia kam lënë dhe sot vjen këtu për me më hangër djersën mua? Vetë e ka hap konfliktin dhe vetë ka për ta zgjidhur deri në fund.

Qemal Bushi: Tash kam për ta zgjidh unë.

Afrim Bushi: Të shkojë nga të shkojë.

Zonja Eni: Do ta zgjidhë me ligj ai.

Afrim Bushi: Ligjin ai e ka bërë fshehtas, për fshehtas edhe unë mund t’i ha vëllezërit nesër.

Ardit Gjebrea: Afrim a ka ndonjë shans që ta zgjidhni ju mes vëllezërve këtë gjë?

Afrim Bushi: Ai shansin e ka pasur se i kam shkuar tek shtëpia me daja, me miq dhe me të gjithë. Dhe s’biem dakord. Tani zoti Ardit, të më falni se unë dal.

Ardit Gjebrea: Po mirë dil (thotë Arditi teksa i zgjat dotrën)

Ardit Gjebrea: Do dalësh apo do rrish?

Afrim Bushi: Nuk kam me kë me u marr. Kam djersën time.

Ardit Gjebrea: Po mirë pra, për djersën tate, a mund ta gjeni rrugëzgjidhjen bashkë?

Afrim Bushi: E ka gjet rrugëzgjidhjen, por nuk i do qejfi.

Zonja Eni: Mua më vjen keq që është java e tretë, mendova se pas tre javësh vëllezërit duhej ta kishin gjetur gjuhën, por unë e shikoj akoma jo të qetë Afrimin. Sigurisht, Sytkiun nuk patëm fatin ta njohim kurrë, unë u uroj jetë të gjatë. Sytkiu duhet të më dëgjojë mirë sepse nuk është Afrimi që në fakt ka emrin aty në kontratë. Mua më vjen keq që Afrimi është kaq i acaruar, sepse Afrimin nuk e kemi akuzuar për asgjë, megjithëse preferoi që të vinte. Unë doja Sytki Bushin. Ferdinand Zeka dhe Shefqet Zeka ka thënë se do të vijë Sytki Bushi. Dhe përballë Sytkiut do të dilte Qemal Bushi. Tani u drejtohem Ferdinandit dhe Shefqetit, aktin e tij madhor Qemali e bëri, nuk është e lehtë të vish përballë publikut 3 javë dhe të përflitesh në të gjithë Shqipërinë. Dhe Qemali erdhi, Sytki Bushi nuk erdhi as në besë të Ferdinand Zekës, as të Shefqet Zekës. Megjithatë Afrim, edhe një herë më dëgjo mirë…Unë nuk jam pjesë e familjes suaj. Jam një njeri që kam vendosur që shqiptarëve t’u them vetëm të vërtetën. Dhe ty të konsideroj një shqiptar të mirë, një qytetar të ndershëm, që punon me lopë, me dhi dhe bravo të qoftë. Tani njihja të drejtën vëllait tënd se ia njeh të drejtën gjakut tënd. Ta ka bërë nëna jote. Do t’ia lëmë ligjit apo juve si vëllezër do të gjeni gjuhën e përbashkët?

Afrim Bushi: Unë me këtë nuk ec me ligj. Vetëm për atë që ka bërë në vitin 2007 dhe ka hyrë vetë e ka ndarë tokën.

Ardit Gjebrea: Zonja Eni me sa duket do të shihemi në gjyq.

Zonja Eni: Do të shihemi në gjyq, në Gjykatën e Apelit Durrës. Besoj dhe shpresoj, këtu janë bërë tri seanca të mirëfillta dhe besoj se është shumë e qartë kjo histori, pavarësisht se unë do të doja të mos shkonim në gjyq, që sot të kishim një dashuri mes vëllezërve. Megjithatë, faleminderit të gjithë shqiptarëve për dashurinë që kanë për ndërmjetësimin, por fundet nganjëherë nuk janë të mira./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Stina e nxehtë e verës ka shtuar edhe problemet shëndetësore, kryesisht çrregullime gastrointestinale, alergji dhe problemet respiratore

Rruga Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i qendrës tregtare TEG u përgjak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme për shkak të një

Kurora e gjelbër e Durrësit, ose mushkëria e qytetit bregdetar në Kodër Vilë në Durrës është duke u masakruar ditët e fundit.

Me rastin e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut, universiteti “Aleksandër Moisiu” u vizitua nga një grup parlamentarësh të Komisionit pë

Dita Botërore e Breshkave përkujtohet çdo vit më datë 16 qershor duke i kushtuar një rëndësi të veçantë ruajtjes së këtyre llojeve global

Asnjë durrsak nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë që do të vinte një ditë që për të bërë plazh do qëndronin edhe mbi gurë.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Dekani i Fakultetit të Teknologj

Pas provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj të kryer më 7 qershor, mbi 36 mijë maturantë në Shqipëri do t’i nënsht

25 të rinj të zonave rurale të bashkisë së Durrësit (njësive administrative Katund i ri dhe Manzë) janë bërë pjesë e projektit “Forcimi i