“Sunfire merr jetë njerëzish”, mjekët: OBSH e klasifikon me helmueshmëri të nivelit të dytë

14/08/2019 - 12:32

Insekticidi ‘Sunfire’, është i ndaluar të përdoret në Europë dhe Amerikë, pavarësisht kësaj ky ilaç vdekjeprurës e gjen rrugën për të ardhur tek farmacitë bujqësore të vendit. Ndërkohë që kontrollet e AKU janë përqendruar tek ushqimet e ambalazhuara, kontrabanda e pesticideve po helmon në masë konsumatorin shqiptar. Për këtë arsye inspektorët e këtij institucioni duhet të kenë nën vëzhgim edhe farmacitë bujqësore dhe ato veterinare.

Sipas mjekëve, helmi ‘Sunfire’ është aq i rrezikshëm sa mund të marrë jetë njerëzish.

“Nga organizata botërore e shëndetit klasifikohet me një helmueshmëri të nivelit të dytë. Këtu ka të bëjë shumë koha e ekspozimit dhe sasia që merret nga ky lloj helmi. Është toksik, veprimi i tij është në ATP, pra aty ku qeliza merr energjinë, duke bllokuar ATP-në qeliza vdes dhe kështu mund të bëhet shkak i një helmi me pasojë vdekje”, thotë Alert Drishti, toksikolog në QSUT.

Top Channel prej një viti ka trasmetuar kronika të vazhdueshme mbi sigurinë ushqimore, shumë herë duke treguar edhe shkelësit e ligjit, pavarësisht kësaj faji vazhdon të mbëse jetim. Për pasojë faturat mjekësore rëndojnë shumë në xhepin e shqiptarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka përfunduar edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës, e cila është dominuar sërish nga sportistët kenian, që kanë qenë fitues të gjysmë

Ata jetojnë në kushte ekstreme varfërie, humbja e njeriut të zemrës e ka lënë nënën 35-vjeçare me dy fëmijët e saj në kushte të vështira

Në periudhën 12 tetor — 14 tetor 2019, do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e tretë në portalin U-Albania. Kanë të drejtë

Fakulteti i Biznesit, i universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, së bashku me një grup shkollash profesionale nga qytete të ndryshm

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi Qendrën e re Komunitare të Shëndetit Mendor dh

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë.

Dhuna ndaj grave është një fond i rëndë social po që e impakton shumë negativisht ekonominë një vendi.

Dëmet që shkaktoi tërmeti i 21 shtatorit janë më të dukshme në banesat e vjetra, disa prej të cilave janë tashmë të pabanueshme.