Një muaj pas tërmetit që solli pasoja dramtike te qytetarët e Durrësit, rindërtimi ende nuk ka nisur as në banesat para vitit ’93 e as në pallatet e reja.

Si një rreze drite në mes të oqeanit të dëshpërmit, ku gjenden mijëra familje që kanë mbetur të pastrehë, është pallati 10 katësh në lagjen numër 5, i cili në kohë rekord është riparuar nga ndërtuesi me shpenzimet e tij.

Pas tërmetit, aminetet e përbashkëta pësuan çarje të ndryshme dhe rënie të suvasë, ashtu si edhe apartamentet brenda pallatit. Por në këtë prag të ndërrimit të viteve, nga çarjet e dikurshme në shkallë e në mure nuk ka më asgjë, pasi pronari ka riparuar gjithçka, duke ju thënë banorëve të hyjnë brenda shtëpive të tyre.

Admnistratorja e pallatit, Mili Kapule tha se inspektimi u bë nga disa grupe inxhinierësh vendas e të huaj, të cilët lanë detyrë të bëheshin riparimet dhe më pas të hynin banorët në pallat.

Menjëherë pas marrjes së lejes së rikonstruksionit pronari nisi punën. Në pak apartamente po punohet duke u bërë edhe ndërhyrjet e fundit, pasi muret kanë patur plasaritje  çarje.

Në Durrës janë qindra banesa të dala jashtë përdorimi, banorët po flenë në hotele dhe tek të afërmit, sepse fiks një muaj, pas tërmetit që shkaktoi 24 të vdekur në Durrës, askush nuk ka vënë dorë në rikonstruksionin e pallateve.

K.H.