Sot ka nisur restaurimi i urgjencës në Durrës, godina e së cilës pësoi dëmtime nga tërmeti, të cilat u përkeqësuan të enjten më 28 nëntor.

Teksa punonjësit kanë nisur punën për riparimin e vendeve që kanë pësuar dëmtime, hryja për në shërbimin e urgjencës është bërë që dje nga hyrja kryesore e spitalit.

Nga vlerësimi i inxhinierëve dhe drejtuesve të Institutit të Ndërtimit, spitali i Durrësit rezulton pa dëmtime strukturore, por me dëme të riparueshme.

“Sapo morëm vlerësimin nga ekspertët që nuk ka dëmtime strukturore të spitalit dhe puna do të vijojë normalisht, vetëm do të bëjmë një zhvendosje të hyrjes së urgjencës deri në riparimin e dëmeve”, tha Manastirliu një ditë më parë në prononcimin e dhënë për mediat.