Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në orët e para të ditës mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime vranësirash. Parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore dhe do të gjenerojnë momente të pakta me pika shiu pjesërisht në zonat Lindore të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 25°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriore duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Territori i Kosovës do të mbeten nën dominimin e motit të qëndrueshëm përgjatë të gjithë 24-orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në vend.