Avokatët e Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK ka kërkuar të arrestohet, kanë kërkuar që Mbledhja e Mandateve e planifikuar për sot, ora 16:00 të shtyhet për nesër.

Avokatët kanë thënë se kërkojnë shtyrje të Mbledhjes për shkak të dosjes voluminoze.

Për procedurë deputetët mund të mblidhen sot, mirëpo kërkesa e avokatëve do të qëndroj e njëjtë.