Për të 11 ditë qytetarët shqiptarë do të dalin sërish sot në protestë në orën 18:00, kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Protesta, e cila nisi kundër projekteve për ndërtimet në zonën e Zvërnecit, tashmë është shndërruar në një revoltë popullore kundër sistemit politik në vend.

Nën sloganin “Shqipëria e Re”, mijëra qytetarë u bashkuan mbrëmë para kryeministrisë me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës.

Pjesëmarrësit e shumtë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale dhe kërkuan mbajtjen parasysh të kërkesave të qytetareve. Qindra-mijë shqiptarë janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama dorëhiqu”, “Atdheu i Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Atdheu nuk shitet”, jehuan edhe mbrëmë në sheshin në qendër të Tiranës.