Ditën e sotme Partia Demokratike do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës, të cilën e kanë njoftuar në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Këtë herë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre do të nisë ‘aksioni’ opozitar.

Mësohet se PD ka kërkuar tri orë leje për protestën e cila po zhvillohet një muaj pas protestës së fundit.

Ndërkaq edhe policia ka njoftuar masat që do të ndërmerren për mbrojtjen e institucioneve dhe akset rrugore që do të bllokohen.