Partia Demokratike dhe opozita sot kanë thirrur në protestë qytetarët shqiptarë.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë, duke kundërshtuar qeverinë Rama.

Nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur që prej orëve të para të mëngjesit për të mbërritur në Tiranë.

Edhe nga qyteti i Durrësit ka filluar nisja e popullit demokrat drejt protestës. Rreth 20 autobusë e automjete private, që sipas burimeve të brendshme nga PD-ja e Durrësit pritet të bashkohen rreth 9100 veta nga qyteti dhe fshatrat përreth, do të nisen drejt Tiranës.

Nisja bëhet në disa pika kryesore të qytetit.

Raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës.

Qarku Shkodër – 8000 qytetarë

Qarku Lezhë – 6800 qytetarë 

Qarku Kukës – 4000 qytetarë 

Qarku Dibër – 3500 qytetarë

Qarku Durrës – 9100 qytetarë 

Qarku Elbasan – 7500 qytetarë

Qarku Berat – 3000 qytetarë

Qarku Fier – 4800 qytetarë

Qarku Vlorë – 4500 qytetarë

Qarku Gjirokastër – 2000 qytetarë

Qarku Korçë – 4200 qytetarë