Këtë të hënë rinis gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Por Meta duket se nuk shqetësohet shumë, pasi vetëm pak minuta para se të nisë seanca në Kushtetuese e njoftuar për në orën 10:00, ai ka postuar një foto nga liqeni i Tiranës, ku mesa duket ka dalë për ecje.
“Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Presidenti krahas fotos, në dukje i pashqetësuar për gjyqin e tij.