Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur aplikimet për 40 pozicione të reja hetuesish në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas informacioneve, kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë dhe të kenë arsim të lartë në fushën e policisë, drejtësisë, kontabilitetit apo degëve të tjera që lidhen me punën e BKH-së.
Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, aplikuesit duhet të kenë të paktën një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të ngjashme. Kandidatët do të kalojnë në disa etapa konkurrimi, ku përfshihen testet e arsyetimit dhe sjelljes, testi fizik, një test me shkrim dhe intervista.
Pjesë e procesit janë edhe testi i poligrafit, verifikimi i pasurisë, figurës dhe sigurisë, si dhe kontrollet mjekësore dhe psikologjike. Këto procedura janë të detyrueshme për kandidatët. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.
NJOFTIMI:
THIRRJE PËR APLIKIM PËR 40 POZICIONE HETUES NË BKH
Kush mund të aplikojë?
Kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Të jenë shtetas shqiptare
Të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose arsim të lartë në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së
Të kenë më shumë se 1 vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së
Të plotësojë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës
Procesi i konkurrimit përfshin:
Testin konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik
Testimin e aftësive fizike
Testin e zgjeruar me shkrim
Intervistën e strukturuar
Poligrafi dhe verifikimet e pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrolli mjekësor dhe psikologjik (megjithëse nuk pikëzohen, janë të detyrueshme)
Afati i aplikimit: Nga data e publikimit deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.





