Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka refuzuar për të dytën herë lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt.

72-vjeçari Selim Çekaj u arrestua në prill të këtij viti, pasi në kontejnerin me banane e porositur prej kompanisë së tij nga Ekuadori u gjetën 49 kg kokainë. Mbi të rëndon akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Edhe këtë herë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës që Çekaj të lirohet nga qelia, por gjykata refuzoi dhe e  la në masën e arrestit me burg.

Nga ana tjetër, Selim Çekaj ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk kishte dijeni për ngarkesën e drogës.