Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 4 vjet burg për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion. Për shkak se gjykata ka pranuar më herët gjykimin e shkurtuar, nëse dënohet, Vyshka do të vuajë dënimin me 2 vite e 6 muaj.

Hetimet për ish-gjyqtaren u mbyllën në dhjetor të vitit që lamë pas. I pandehur përfundoi edhe avokati Ilir Pashaj dhe 3 qytetarë të cilët do të paguanin një shumë monetare për lehtësimin e dënimit të familjarit të tyre. Vyshka është duke u hetuar në arrest shtëpie dhe ka mohuar akuzat e SPAK gjatë hetimeve paraprake.