Presidenti i Partisë i Lirisë, Ilir Meta, i cili ditën e sotme do të duhej paraqitej në SPAK në orën 10:00 për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen CEZ-DIA, ka treguar vendndodhjen e tij duke u shprehur se ndodhet ende në qeli.
“Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK”, shkruan ish-Kreu i Shtetit në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Meta shprehet se “mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent”.
Ndërsa theksoi se pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.
“Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.
Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.
Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve”,-shkruan Meta në rrjetet sociale.