Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është regjistruar duke kërcënuar sanitaren e shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka  thirrur dëshmitarë dhe ka kërkuar materiale lidhur me skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është shfaqur në disa video duke kërcënuar qytetarët dhe konkretisht sanitaren e shkollës.

Në videopërgjimin e bërë publik nga një emision investigativ, dëgjohet që kryebashkiakja i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet.