Spanja ka marrë tre pikët e para në Botëror, duke mundur me rezultatin 4-0 Arabinë Saudite.

Sfida e luajtur në Atlanta nisi me një ritëm të lartë nga kampionët e Europës, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 10’ me yllin e tyre, Lamine Yamal.

Më pas, ishte Oyarzabal që shënoi dy herë brenda tre minutave (21’, 23’), duke hedhur KO sauditët që në pjesën e parë.

Në startin e pjesës së dytë, ishte Cucurella që shënoi dhe golin e katërt, duke siguruar përfundimisht tre pikët e para të “La Roja”-s.

Në fund shënoi edhe Ferran Torres, por goli u anulua për një pozicion të parregullt të sulmuesit të Barcelonës.

Me këtë fitore, Spanja merr kreun e Grupit H me katër pikë dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Rezultati:

Spanjë 4-0 Arabia Saudite

Yamal 10′, Oyarzabal 21′, 24′, Cucurella 49′