Kryeministri Edi Rama inauguroi sot spitalin Covid-4, struktura e re spitalore për përballimin e situatës nëse do të ketë një tjetër valë. Një spital karantinë, që kreu i qeverisë u shpreh se u ngrit në kohë rekord.
“Virusi nuk ka ikur. Vala e dytë thuhet se do të vijë në vjeshtë, mund të vijë, mund të mos vijë, nuk e dimë se çfarë impakti do të ketë fluksi i turistëve, por duhet të jemi gati. Ne vijojmë që të përgatitemi. Praktikisht është gati nëse do të na duhet të përballemi me flukse që i kalojnë kapacitetet e spitaleve që kemi.
Më vjen shumë mirë që u gjendën njerëz, sipërmarrje, që patën zemrën e madhe dhe dëshirën dhe u angazhuan për një përgjegjshmëri sociale duke i dhënë këtë kontribut kaq të rëndësishëm shëndetësisë shqiptare.
Situata është, e kontrolluam më së miri me rigorizitet me komitetin e ekspertëve. Përderisa sa nuk përsëriten. Uroj që vala e dytë të jetë një nga parashikimet e gabuara. Asnjë në vende që kanë sisteme shumë më të forta se nuk, se çfarë ishte, nga vinte.
Edhe kjo e kufijve, hap kufijtë, hap kufijtë, ja ne i hapëm, por tani kemi vetëm me Malin e Zi. Me turizmin askush nuk e di, më kë nuk kam biseduar dhe folur. Ne turizmin e hapëm, është i domosdoshëm për ekonominë, por nuk e di, mund të ndodhë që gjërat të përkeqësohen papritur dhe kujtuar. Mund të ndodhë që virusi të dobësohet nga transmetimi. Ne duhet të jemi gati”, tha Rama.
Gjatë konferencës me gazetarët nga spitali i ri COVID, kryeministri bëri edhe një batutë me gazetarët. “U desh kjo kohë për ta kuptuar se sa shumë na merr malli për njëri-tjetrin, nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin”.
Spitali ka një kapacitet prej 100 shretërish, tha ministrja e Shëndetësisë, që do u përgjigjet rasteve të pacientëve, që përfundojnë trajtimin tek Infektivi dhe kanë nevojë që të vendosen në një strukturë për të marrë një trajtim adekuat dhe të përmbushë ato ditët e karantinës.





