Teuta e mbylli përfaqësimin e saj në Europë për këtë edicion me kalimin e një turi. Skuadra durrsake, e cila në kampionat ia doli që të triumfonte në Kupën e Shqipërisë dhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë, në Europë ka siguruar 500 mijë euro.

Për pjesëmarrjen në turin e parë të Europa Ligës, durrsakët kanë përfituar 240 mijë euro. Përballë në këtë tur Teuta kishte Beitar Jeruzalemin. Skuadra durrsake e kaloi me sukses duke triumfuar pastër 2-0.

Për turin e dytë, Teutës shorti i rezervoi një skuadër të La Ligës. Vetëm nga pjesëmarrja në këtë tur, Teuta shtoi në arkat e saj edhe 260 mijë euro të tjera. Në total, nga UEFA, Teuta për pjesëmarrjen në Europë ka përfituar 500 mijë euro.